Flash

Basha për testimet: Shifrat e Ramës janë lëmsh, ndryshe nga ekspertët

Lapsi.al 8 April 2020
Basha për testimet: Shifrat e Ramës janë lëmsh, ndryshe nga

Kryetari i PD-së Lulzim Basha vë serish theksin tek testimi i popullsisë për Covid-19, menaxhimin e së cilës ai e cilësoi të ulët nga qeveria. Në një intervistë për Euronews Albania, Basha theksoi se po testohen njerëz të administratës dhe deputetë.

“Na thanë se do të vijnë 10 mijë teste. Nuk e dimë nëse kanë ardhur sepse nuk ka transparence. Shifrat janë kontradiktore. Të tjera shifra jep Kryeministri, të tjera shifra jep Ministria e Shëndetësisë dhe kjo duhet të marrë fund.

Nuk dua të futemi në debat janë apo nuk janë shifrat këto që jepen, e rëndësishme është të ketë një transparencë dhe të ketë një testim, i cili të jetë i besueshëm. Nëse testoni 15 vetë dhe 12 vetë dalin të infektuar, këtu ka një problem.

Në qoftë se numri i testimeve për të paktën 3 javët e para nuk ka kaluar 50, këtu ka një problem. Prandaj, e kemi kërkuar rritjen e numrit të testimeve, prandaj e kam parashtruar edhe institucionalisht. Sot janë mbushur 2 javë që kur e kam kërkuar. Na është thënë 10 mijë teste.

Nuk e di çfarë bëhet, kanë ardhur këto 10 mijë teste apo jo?! Bashkë me testet rritet mundësia për të testuar, sepse nga njëra anë kryeministri thotë se po të duam mund të bëjmë edhe 2 mijë teste, nga ana tjetër del Instituti i Shëndetit Publik dhe thotë se kapaciteti ynë për teste është 500.

Në qoftë se kryeministri thotë se “po të duam, bëjmë edhe 2 mijë teste” dhe pastaj dalin ekspertët dhe thonë në mund të bëjmë vetëm 500 teste në ditë, qartësisht ka një problem. Ose kryeministri nuk e di se për çfarë po flet, ose po flet para se të flasin ekspertët. E rëndësishme është që Shqipëria të ketë mjaftueshëm kapacitete për testim” –tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI