Flash

Kosovë/ 61 të shtruar me koronavirus në spital, dy në gjendje kritike

Lapsi.al 7 April 2020
Kosovë/ 61 të shtruar me koronavirus në spital, dy në

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë te shtruar 61 pacientë.

Sipas njoftimit, 47 raste janë me COVID-19, ndërkaq për 10 raste priten rezultatet e mostrave, kurse 4 kanë rezultuar negativ në COVID-19.

Nga këto raste, 41 pacientë janë me gjendje stabile ndërkaq, 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Dy pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, dhe janë në gjendje kritike”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 165 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 24 pacientët që janë shëruar. Tre persona kanë vdekur.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 33 persona, ndërsa një ka vdekur. Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Të këshilluara

Nga ty pritet ndryshimi i botës

Nga Astrit Patozi Karantina të privon nga shumë të drejta, por jo nga fantazia. Fjala vjen, ti mund ta mendosh veten suedez e të pretendosh që jeta të vijoj...

20:39

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI