Flash

Bundesliga zbulon planin e rinisjes: dyer të mbyllura me 239 persona në stadium

Lapsi.al 7 April 2020
Bundesliga zbulon planin e rinisjes: dyer të mbyllura me 239 persona

Ndeshje me dyer të mbyllura, me akses të lejuar për 239 persona të seleksionuar. Është kjo hipoteza - që publikohet nga 'Bild' - mbi të cilën po punon DFL, Liga gjermane e futbollit, për të rinisur Bundesliga pas emergjencës koronavirus. Në detaje, do të lejohen 126 persona në fushë (lojtarë, trajnerë, mjekë, televizione e kapës topash, (të reduktuar në katër e jo 12 si zakonisht) e 113 persons në tribuna, mes gazëtarëve e personelit të sigurisë, edhe ta të reduktuar, e vetëm tetë drejtues për skuadër.

Hyrja ndalohet për të ftuar vip e zyrtarë të klubeve pa funksion, ndërsa jashtë stadiumit do të vepronin rreth 50 punonjës të shërbimit të rendit. Në ndeshjen e vetme të luajtur me dyer të mbyllura, Borussia Moenchengladbach-Coln në 11 mars, u autorizuan të futeshin 600 persona, numër që liga gjermane e konsideron të tepëruar. Bundesliga është e ndaluar të paktën deri në 30 prill: shpresa e Dfl është ajo për të rinisur në fillim të majit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI