Flash

Lamtumirë Radomir Antic: një nga të paktit që ka drejtuar Real, Barça e Atletico

Lapsi.al 6 April 2020
Lamtumirë Radomir Antic: një nga të paktit që ka drejtuar

Një sëmundje e gjatë, luftën kundër së cilës nuk e fitoi dot: është ndarë nga jeta në moshën 71 vjecare Radomir Antic, ish-futbollisti e trajneri serb që në Spanjë kishte gjetur një atdhe të dytë, duke u bërë një nga të paktët teknikë që është ulur në pankinat e Real Madrid, Atletico e Barcellona. Lajmin e ka dhënë Atletico Madrid, klubi me të cilin Antic ishte më i lidhur e më të cilët kishte arritur suksesin më të madh: ‘doblete’ në 1996.

TITUJ NË JUGOSLLAVI E TURQI — Antic luante si mbrojtës e kishte nisur me Sloboda di Uzice, duke kaluar më pas tek Partizani i Beogradit me të cilin fitoi kampionatin jugosllav në 1976. Pak ndeshje me kombëtaren e nisja jashtë kufijve: një vit tek Fenerbahce, ku fitoi titullin në Turqi, pastaj Saragozza e Luton Toën.

SUKSESET E PARA — E la futbollin aktiv në 1984, por Antic mori drejtimin e Partizanit vetëm një vit më vonë, duke fituar dy tituj në dy vitet e para. U thërrit nga Saragozza në 1988 e në Spanjë qendroi për gati 20 vjet.

MADRID — Pasi coi Saragozza në Kupën Uefa në 1990, zëvendësoi Di Stefano në pankinën e Madrid, duke rikuperuar vende për tu renditur i treti. Në sezonin pasues, 91-91, u shkarkua në fund të fazës së parë me Real Madrid në vendin e parë në Liga.

'DOBLETE' ATLETICO — Pas një tre vjecari brilant me Oviedo, Antic u thërrit përsëri në Madrid, por nga Jesus Gil. E në 95-96, në sezonin e parë, solli doblete në Calderon, me Simeone si lojtar, duke u futur përgjithnjë në hall of fame colchoneros. Qendroi aty deri në 1998, por u thërrit edhe dy herë të tjera për të shpëtuar klubin. E bëri në 1999, por jo në 2000, kur Atletico, që e kishte nisur sezonin me Claudio Ranieri u përfshi nga problemet me drejtësinë të Jesus Gil dhe u rrëzua në Segunda.

BARCELONA — Pas një tjetër kalimi tek Oviedo erdhi thirrja e Barcelonës, për të zëvendësuar në gjysëm të sezonit Luis van Gaal, me katalanasit 3 pikë larg zonës së rënies. Antic bëri mirë, por në fund të sezonit, 2003, ishin zgjedhjet: fitoi Joan Laporta që kishte ide të tjera. Prej aty Antic shkoi tek Celta e në 2008 u thirr nga kombëtarja serbe që e udhëhoqi në Botërorin 2010, i eleminuar në grupe. Më pas disa eksperienca në Kinë, e fundit në 2015. Antic ishte kthyer në Madrid ku punonte për Cadena Cope, si opinionist i vlerësuar.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI