Flash

I iku luftës me gomone, shqiptari sfidon Koronavirus: "Luajmë edhe pse një lojtar është pozitiv"

Lapsi.al 6 April 2020
I iku luftës me gomone, shqiptari sfidon Koronavirus: "Luajmë
Ka vetëm një kampionat në 54 turnetë e Europës ku ende luhet: është ai bjellorus. Tek Shakhter Soligorsk luan Azdren Llullaku, mesfushori ofensiv 32 vjecar që zemrën e ka në Shqipëri. Në moshën 12 vjecare u largua me gomone nga Kosova për të mbërritur në Itali për tu mbrojtur nga lufta. Adoleshencën e kaloi në provincën e Trevisos, mes shkollës, punës si kamarier, e eksperiencës së parë në Kategorinë e Tretë me Vallata, për ta vazhduar më pas mes Eccellenza e Serie D me Conegliano, Sacilese, Sudtirol, Domegliara, Tamai e Sandonà, deri në 4 prezencat në B me Virtus Entella 2017/2018. Për Sky Sport, sulmuesi tregon si jetohet me futbollin në Bjellorusi në kohët e pandemisë: "Këtu nuk flitet shumë për koronavirus, unë kam luajtur të shtunën një ndeshje kampionati (0-0 kundër Neman Grodno) e të dielën jemi stërvitur. Është edhe një lojtar pozitiv me virusin, e kjo të bën të mendish e të shqetësohesh. Pòr kjo është zgjedhja e atyre që komandojnë, duke patur një kontratë duhet të luajmë e të bëjmë atë që na thonë". Në mendjen e Llullaku Italia është gjithnjë prezent, aq sa në javën e kaluar kishte treguar përpara kamerave e postuar në rrjetet sociale një fanellë me mesazhin e pangatërrueshëm: 'Forca Itali'. Homazh për një vend që "më ka dhënë shumë" - tregon shqiptari -. Emocionet i shfaq edhe kur mësoi lajmin e mbështetjes për Italinë nga Kryeministri Edi Rama, me dërgimin e 50 mjekëve shqiptar për tiu përgjigjur emergjencës shëndetësore: "Më bën krenar, është ajo që provojmë. Jemi shumë pranë, populli italian na ka ndihmuar në një moment nevoje e populli shqiptar ka një zemër të mirë, kështu që kur duhet mbështetja është reciproke"
Llullaku tregoi pastaj edhe futbollin me dyer të hapura në Bjellorusi në këto javë, me kampionatin që nuk është ndalur as përpara Covid-19: "Tifozët tanë me inisiativën e tyre kanë shpjeguar se nuk do të jenë prezent në stadium gjatë ndeshjeve. Në fakt ishin vetëm 100 persona në ndeshjen e fundit, zakonisht janë shumë më tepër. E njëjta gjë po ndodh edhe për skuadrat e tjera, kjo për mua është pozitive sepse do të thotë që njerëzit po e kuptojnë rëndësinë e situatës e shpresoj që shpejt të vendosin të ndalojnë ".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI