Flash

Galliani jep alarmin për futbollin italian: "Rrezik kolapsi nëse nuk mbaron sezoni"

Lapsi.al 6 April 2020
Galliani jep alarmin për futbollin italian: "Rrezik kolapsi nëse

Në kohën kur nuk është akoma e qartë nëse futbolli mund të rinisë, vjen alarmi i një eksperti si Adriano Galliani, administratori i deleguar i Monzës, që për "La Politica nel Pallone" është i qartë në fjalët e përzgjedhura: "Nëse nuk mbaron sezoni gjithë sistemi i futbollit rrezikon kolapsin".

Duke nisur nga baza: "Në Serie D nuk ka të ardhura, në Serie C gati - thekson ish-ad i Milan - Serie C humbet 120 milionë në vit që janë vendosur nga 60 sipërmarrës me një mesatare prej dy milionë për secilin. Trembem se kriza ekonomike që do të godasë në mënyrë të fortë vendin tonë do ti pengojë këta 60 zotërinjtë të vendosin paratë edhe në vitin e ardhshëm. Por Serie C e Serie D kryejnë një punë sociale, heqin djemtë nga rruga e duhet gjetur ndonjë sistem për të bërë që kjo detyrë të njihet e vlerësohet. Për Serie A e B duhet kuptuar cila do të jetë sjellja e publikut, sponsorve e televizioneve. Duhet vlerësuar cila zgjidhje do të bëjë më pak dëme për futbollin".

Është e kuptueshme se kohët e rifillimit do të varen nga zhvillimi i emergjencës koronavirus, por sezoni duhet mbaruar "në siguri, pa i bërë keq askujt apo shtuar të infektuarit", sepse sipas Galliani është cështje mbijetese: "Nëse ndërpresim sezonin do të ketë një dreduktim të madh të të ardhurave, prandaj sipas meje zgjidhja duhet gjetur me një këshilltar të madh duke i vlerësuar rastet një nga një, nëse do të jetë më e leverdisshme të mbyllet në 30 qershor, në 30 korrik apo në 30 gusht e kështu me radhë, sepse secila zgjidhje sjell të ardhura shumë të ndryshme mes tyre".

"Dyshoj të merret rruga që sjell më pak të ardhura, sidomos në Serie A - ka shtuar Galliani - Futbolli italian ka një pafundësi miliardash debite, e mungesa e të ardhurave mund ti cojë shumë skuadra në Serie A në pragun e kolapsit ".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI