Flash

Ish-trajneri i Shqipërisë kundër rinisjes së futbollit: "Tani i pari është shëndeti"

Lapsi.al 7 April 2020
Ish-trajneri i Shqipërisë kundër rinisjes së futbollit:

Christian Panucci, ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, ka folur për Corriere dello Sport, për situatën që po kalon futbolli botëror, për shkak të pandemisë së koronavirus. Ish-mbrojtësi i Milan, Inter e Real Madrid ka sulmuar ndarjen e pozicioneve të klubeve për rifillimin apo jo të kampionatit, duke konsideruar prioritet të vetëm shëndetin.

"Si mund të programohet tani rinisja e futbollit, sport grupi? Më parë duhet siguria absolute që nuk do të ndodhë asgjë - shpjegon Panucci -. Kush vendos interesat përpara pasurisë së vetme që është shëndeti, gabon. Jeta është vlera më e madhe".

Christian Panucci nuk është se la gjumë pozitive me kuqezinjtë. I shkarkuar pas humbjes në Loro Borici me Turqinë, në 15 ndeshje në krye të Shqipërisë ka një bilanc të sikletshëm me vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Tekniku nuk arriti kurrë ti japë një fizionomi skuadrës, apo të ideonte një formacion solid titullar. Praktikisht gjithnjë në ndryshim, kuqezinjtë humbën identitetin dhe nuk ditën të adaptohen taktikisht me idetë e teknikut.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI