Flash

VIDEO/ Del filmi i parë për koronavirusin

Lapsi.al 3 April 2020
VIDEO/ Del filmi i parë për koronavirusin

Filmi “Korona” me regji të Mustafa Keshvari, zhvillohet në një ashensor, ku një vajzë kineze (Traei Tsai) e cila mund të jetë e infektuar nga virusi mbetet e bllokuar brenda me shtatë persona të tjerë. Çfarë do të ndodhi në vazhdim?

“Korona” trajton temën e paragjykimit. Regjisori Keshvari thotë për “New York Times”: “Ky film flet për frikën, një studim mbi shoqërinë, njerëzit dhe zgjedhjet e tyre”. Regjisorit i lindi kjo ide teksa ishte në ashensor, dy muaj më parë dhe ishte duke lexuar lajmet mbi sulmet që po përjetonin turistët kinezë, të nxitur nga paranoja mbi koronavirusin.

Keshvari kujton se: “Covid-19 – fillimisht u përkufizua si virusi kinez. Por tashmë, ai infekton këdo pa dallim race. Sot raca njerëzore duhet të bashkohet për të mundur këtë virus. Virusi nuk bën diskriminime, atëherë pse ne duhet të bëjmë diskriminim?”

Filmi është xhiruar brenda disa ditëve në muajin shkurt me një trup prej 25 aktorësh, kur epidemia sapo kishte nisur. Filmi do të shpërndahet në streaming.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI