Flash

Kurti: Thaçi ka bërë shkelje të Kushtetutës, nuk është neutral dhe ka synime personale

Lapsi.al 2 April 2020
Kurti: Thaçi ka bërë shkelje të Kushtetutës, nuk

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje duke e anashkaluar nenin 82.2 të Kushtetutës së Kosovës.

“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s'varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka shkruar se ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje.

“Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t'ishte i paanshëm e procedural. Disi donë të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020”, ka shkruar ai.

Ai thotë se do t’i përgjigjen presidentit në një moment të përshtatshëm.

“Sidoqoftë, ne do t'i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”, ka shkruar Kurti.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI