Flash

Lubonja: Dërgimi i mjekëve në Itali, akt propogandistik regjimesh si Kina dhe Kuba

Lapsi.al 30 March 2020
Lubonja: Dërgimi i mjekëve në Itali, akt propogandistik regjimesh

Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është një vendim personal i Ramës, tipik për operacionet propagandistike që përdorin regjimet kudo në botë.

Në një intervisë për NEWS 24 ai ka theksuar se veprime të tilla kanë ndërmarrë vetëm Kuba, Kina dhe Rusia.

"Unë e kam shprehur mendimin tim. Pajtohem me ata që e shikojnë si një operacion propagandistik. Nga ata që bëjnë rëndom regjimet. Ndërkohë që keqtrajtojnë historikisht vendasit e tyre, regjimet kanë bërë gjithmonë operacione imazhi në botë. Po të shohësh në rastin konkret, Italinë e kanë ndihmuar vende si Kina që ka përgjegjësi jo vetëm për këtë, por që është një regjim që ka mbajtur sekret numrin e viktimave dhe fillimin e sëmundjes në Huan. Po të njëtën gjë ka bërë Rusia e Putinit ku dihet që vendiet i merr ai dhe i përdor për imazhin e vet personal. Po ashtu edhe Kuba" ka shtuar Lubonja.

Ai e ka mbështetur mendimin e tij edhe me argumentin se "nëse je kaq vërtet fisnik, këtë duhet ta tregosh edhe brenda vendit. Shqipëria është e 13- ta në botë sipas kombeve të Bashkuara për korrupsion. Pra të keqtrajtosh vendasit dhe të bësh mirë për Italinë është propagandë".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI