Flash

Kriza e koronavirusit, euro nuk ndal rritjen në Shqipëri

Lapsi.al 30 March 2020
Kriza e koronavirusit, euro nuk ndal rritjen në Shqipëri

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 131.06 lekë, me rritje 2.89 lekë në raport me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2018 (shih grafikun).

Që nga data 12 mars, kur filloi dhe kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, si një masë për të kufizuar përhapjen e infeksionit Covid-19, euro është rritur me 8.27 lekë.

E fortë ishte dhe rritja e dollarit, që u këmbye sot me 118.3 lekë, me rritje 1.74 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Dollari ka arritur në nivelin më të lartë që nga qershori 2017. Ndërsa që nga fillimi i karantinës është rritur me 10.5 lekë.

Rritja e euros

Aktorët kryesorë të tregut të këmbimit valutor thonë se situata vazhdon të jetë e njëjtë. Për më tepër këto dy ditë duhet të të derdhen detyrimet e biznesit ndaj shtetit, si psh tatimfitimit dhe deri më tani kanë parë se mundësia për të kryer këto pagesa ka qenë e pakët.

Gjithashtu, ekspertët argumentojnë se kufizimi i mëtejshëm i qarkullimit, ku del vetëm një anëtar i familjes me leje për vetëm një orë, ka ulur më tej qarkullimin e parasë, ku shpenzimet janë ulur në minimum. Ata i qëndrojnë mendimit se rritja është artificiale, e kushtëzuar nga situate aktuale.

Një tjetër faktor që ka ndikuar është dhe ndalimi i fluturimeve, çka ka bërë që bankat të mos arrijnë që të sjellin valutë në vend, duke ulur ofertën për euro, në nje kohë që kërkesa për valutë ka qenë e lartë sidomos nga treguesit e ushqimeve, që janë të detyruar me vendim qeveria që të sigurojnë rezerva për tre muaj. Marrë nga Monitor.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI