Flash

VIDEO/ Rënkimet seksi të përkthyeses në kufjet e deputetëve, Kuvendi nis hetimet

Lapsi.al 30 March 2020
VIDEO/ Rënkimet seksi të përkthyeses në kufjet e

Kuvendi i Kosovës është kthyer për disa minuta në një sallë që ushtonte nga zhurma të çuditshme, të interpretuara si ‘pasthirrma seksi’. Kjo ka ndodhur gjatë seancës së Kuvendit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të mbajtur më 9 mars. Mediat kosovare shkruajnë se një nga përkthyeset e Kuvendit, teksa përkthente fjalimin e një deputeteje nga gjuha turke në atë shqipe, lëshoi disa pasthirrma që ushtuan në kufjet e të gjithë sallës. 

Pasi video nisi të qarkullojë në media, Kuvendi i Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Zyra e sekretarit të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se përkthyesja zyrtare e gjuhës turke ka munguar për shkaqe shëndetësore atë ditë dhe është zëvendësuar nga një e re. Sipas tij, pasthirrmat e çuditshme kanë ardhur nga zëvendësuesja e saj.

“Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 9 mars 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një tjetër person në grup. E njëjta, në këtë angazhim jashtë punës së saj të kontraktuar, ka përkthyer me kapacitetin e saj.

Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike”,- thekson komunikata e Kuvendit të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI