Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takur mëngjesin e sotëm ambasadorët e QUNIT-it dhe atë të BE-së. Kreu i shtetit thotë se do të nisë konsultimet me partitë për rrugën që do të ndjekë.
“Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, sot kisha një takim me ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe me atë të BE-së. Ambasadorët i informova se gjatë kësaj jave do t’i fillojë konsultimet me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Si President i Republikës së Kosovës do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga kjo situatë. Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik” – thotë Thaçi.
Një lëvizje të tillë të Presidentit, Vetëvendosje e konsideroi anti-kushtetuese pasi sipas saj parlamenti duhet të shpërndahet dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje sapo të kalojë situata e koronavirusit. ©LAPSI.al

