Flash

Qindra vdekje nga koronavirusi edhe në Britaninë e Madhe, vetëm 24 orët e fundit humbën jetën 209 persona

Lapsi.al 29 March 2020
Qindra vdekje nga koronavirusi edhe në Britaninë e Madhe, vetëm

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 209 njerëz në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,228 vetë deri më tani. Shifra ishte më pak se rritja rekorde e së shtunës, me 260 viktima, që mund të sjellë një shpresë se rritja e vdekjeve mund të stabilizohet së shpejti.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social gjithashtu tha se 19,522 njerëz janë pozitivë për Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

“Edge Health”, një kompani e analizës së të dhënave për kujdesin shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se ndërsa shifra zyrtare e rasteve të koronavirusit qëndroi në 10,000 të infejtuar më 26 Mars, shifra e vërtetë e vlerësuar e kompanisë për infeksionet në Mbretërinë e Bashkuar ishte 1.614.505.

Njoftimi vjen kur shefi i Shëndetësisë në Britani tha se vendi duhet të qëndrojë në mbyllje totale deri në qershor për të parandaluar siç duhet shtrirjen e koronavirusit vdekjeprurës, ndërsa distancimi shoqëror mund të zgjasë me muaj.

Kryeministri Boris Johnson, i izoluar pas testimit pozitiv për Covid-19, tha se “gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen”.

Të këshilluara

Dezinfektoni menjëherë këta pesë objekte

Ekspertët kanë paralajmëruar prej ditësh që koronavirusi zgjat në sipërfaqe të caktuara, kështu që është e rëndësishme të dezinfektoni gjëra të caktuara në shtë...

11:08

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI