Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Pipero: Koronavirusi mund të kalojë pas 4 muajsh, por mund të rikthehet pas 2 vitesh

Lapsi.al 18 March 2020
Pipero: Koronavirusi mund të kalojë pas 4 muajsh, por mund të

Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 është shprehur se koronavirusi mund të kalojë pas 4 muajsh por përsëri thotë ai është një hamendësim pasi COVID- 19 ka shumë të panjohura.

Pipero shton se këshillat dhe masat duhet të dëgjohen sot pasi nesër do të jetë shumë vonë dhe Shqipëria në përmasa mund të jetë edhe më keq se Italia.

Po ashtu mjeku thotë se nëse të moshuarit duan të gëzojnë nipërit dhe mbësat atëhere edhe të rinjtë duhet që sot të zbatojnë rregullat sepse nesër do të jetë shumë vonë.

”Faleminderi të gjithë qytetarëve shqiptarë që na kanë mirëkuptuar dhe kam një qortim shumë të madh për ata që nuk na kanë dëgjuar dhe nuk po na dëgjojnë.

Shumë e rëndësishme ta kuptojnë sot, nesër vonë. Nipërit dhe mbesat nuk do të gëzojnë dot gjyshërit. Nëse duan të gëzojnë nipërit dhe mbesat atëhere të respektojnë këshillat.

Kam të njëjtat informacione dhe në Itali, nuk i besojnë atyre që shohin në TV. Nuk është lojë, është luftë e vërtetë. Pandemi e cila ka shumë të panjohura. Askush nuk e kupton dot. Ka shumë të panjohura, kudo në Europë dhe në botë është vetëm fillimi.

Kur më thanë që doli rasti i fundit në Kinë nga spitali thashë duhet kohë që të shihet.

Unë them në 4 muaj do të kalojë. Ne ende nuk e dimë çdo të ndodhë përtej kësaj pandemie.

Ky virus mund të rikthehet prap pas një viti apo pas dy vitesh me ndryshime, me mutacione.

Ende nuk kemi asnjë vaksinë apo mjekim antiviral. Sa kohë nuk kemi këto jemi para të panjohurve. Vaksina dhe medikamenti, e vetmja armë që kemi është kujdesi.

Kujdesi është më i rëndësishmi. E para nuk sëmuren ata, e dyta nuk sëmuren të tjerët, e treta ka më pak numra të atyre që na vijnë në psital. Shtimi i rasteve në Itali tejkalon çdo masë, kapacitet të mundshëm mjekësor. Ky eklipson mjekësinë dhe ekonominë.

Ju lutem mes jush, nëse qëndrojnë në shtëpi atëhere do e kalojnë mirë këtë situatë. Por nëse jo atëhere përmasat mund të jenë më të mëdha se në Itali pasi ne nuk jemi 60 milion.

Do ishte mirë të ishte bërë dje por më mirë të behet sot. Nga sot e tutje them më mirë sot dhe jemi në kohë për të reduktuar numrat.

Unë besoj që këto masa, kjo është lexoni apo thoni praktikisht në këto masa kjo fashë ka brenda dhe distancën. Moslejimin e grumbullimit, pra të mos afrohen me njëri- tjetrin. Kjo fashë ka shumë detajime të mëtejshme.”– tha mjeku Pipero.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI