Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur një tender për marrjen e respiratorëve për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Këta respiratorë do të përdoren për të trajtuar pacientët e infektuar me covid-19. Edhe pse pandemia ka ditë që është shpallur dhe alarmi është dhënë 2 muaj më parë, ministria e shëndetësisë zgjodhi të blejë këto aparatura në një moment kur situata po arrin kulmin.
Qeveria ka vënë në dispozicion mbi 129.7 milionë lekë për këtë blerje. Tenderi është me prokurim të drejtpërdrejtë. Për paraqitjen e dokumenteve është lënë afat vetëm një ditë në dispozicion. Sipas dokumenteve, tenderi me prokurim të drejtpërdrejtë për furnizim dhe vendosje respiratorësh me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrie për covid-19 është publikuar në datë 17 mars dhe afati për të dorëzuar dosjet është ora 17.00 e datës 18 mars 2020.
Afati i lëvrimit të pajisjen vlerësohet me 60 pikë ndërsa oferta financiare e bërë me 40 pikë. Mesa duket në garë mund të futet një kompani që e ka ditur më herët ekzistencën e tenderit dhe që ka pasur kohë të sigurojë pajisjet sepse në një kohë kaq të ngushtë (vetëm 24 orë).
Çdo kompani do ta kishte të vështirë të siguronte një kontratë për gjetjen e tyre në një kohë kur në të gjithë botën po kërkohen respiratorë të tillë. ©LAPSI.al



