Flash

Flet mjeku/ A do frenohet koronavirus me rritjen e temperaturave

Lapsi.al 18 March 2020
Flet mjeku/ A do frenohet koronavirus me rritjen e temperaturave

Pneumologu Perlat Kapisyzi ka folur rreth koronavirusit në Shqipëri dhe për pasojat e tij në një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH. Ai tha se Covid-19 nuk është grip i lehtë dhe se ka vdekshmëri reale të lartë.

“Nuk është grip. Nëse pandemitë e gripit e kanë mortalitetin nga 0-1% deri në 2-3% Covid-19 thuhet deri tani që e ka vdekshmërinë 2%, 3%” - tha Kapisyzi.

I pyetur se sa rrezik ka që të shëruarit të infektohen sërish, doktori tha se shanset janë të vogla, por ekziston si mundësi.

“Gjasat janë të vogla që një pacient i shëruar të marr sërish virusin. Gjasat janë mbas një kohe që i lejon virusit të pësojë një mutacion. Ashtu si gripi, ne e marrim një vit, por mund ta marrim sërish vitin tjetër nëse ka ndodhur një mutacion” - theksoi doktori.

Shkencëtarë të ndryshëm në botë ndajnë mendime të ndryshme sa i takon efektit që do të kenë temperaturat e larta kundër virusit korona.

“Shpresat janë, por shpresat nuk janë që “të presim ishallah po ngrohet koha”. Teoria e ngrohjes se kohës është si ajo që “o zot më ndihmo të më bjerë lotaria” edhe pse nuk blinte lotari.

Temperaturat mund ta frenojnë, por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të fortë në vendimmarrje për sa i përket kufizimit dhe distancimit social. Sigurisht dhe higjienës personale,” - tha mjeku.

Të këshilluara

Basha i bën thirrje Ramës: Mos u komplekso!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë një apel kryeministrit Edi Rama që në situatën e krijuar nga koronavirusi të veprojë pa u kompleksuar nga ...

20:43

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI