Policia e Shtetit ka publikuar gjatë natës një video ku shihen rrugë të Tiranës bosh, ndërsa qytetarët nuk mund të lëvizin në këmbë pas orës 18:00.
Përmes një mesazhi në Facebook policia thekson se ajo çfarë u kërkohet qytetarëve është që të rrinë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Ajo që kërkohet nga çdo qytetar është të rrijë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Na ndihmoni dhe ju, të mos ndëshkoheni me gjoba!”, - shkruan policia.
https://www.facebook.com/Policia-e-Shtetit-1502420603377639/videos/206867283856524/