Flash

Basha i bën thirrje Ramës: Mos u komplekso!

Lapsi.al 17 March 2020
Basha i bën thirrje Ramës: Mos u komplekso!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë një apel kryeministrit Edi Rama që në situatën e krijuar nga koronavirusi të veprojë pa u kompleksuar nga ato që thotë opozita. Sipas Bashës, Rama duhet të miratojë paketën me 8 pika edhe pse atë e ka propozuar nga opozita.

“Roli i qeverisë është të marrë masa, të mos vonohet në marrjen e masave, të ketë një plan të qartë, ta menaxhojë situatën, të mos i lërë t’i dalë nga duart dhe pastaj t’i shkojë nga pas.

Roli ynë është të bëjmë transparencën, të kërkojmë llogari dhe të bëjmë propozime. Këto kemi bërë gjatë këtyre ditëve.

Siç e thashë, pavarësisht prej retorikës politike, që refuzoj të bëhem pjesë, një pjesë pozitive është që shumë prej propozimeve tona, tani janë adoptuar nga qeveria. Njëra prej tyre është marrë nga Banka e Shqipërisë.

Sot, kam një dhe vetëm një thirrje për kryeministrin Rama dhe për qeverinë. Të mos ketë asnjë kompleks. Propozimet nuk po i bëjmë as për fushatë, as për kapital politik. Po i bëjmë për diçka shumë më të madhe sesa PD dhe PS, se ego i atij apo e imja.

Po e bëjmë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, po e bëjmë për t’ia bërë sa më të lehtë shqiptarëve këtë kohë me shumë vështirësi dhe akoma me shumë të panjohura” – tha Basha ne nje interviste per Euronews Albania. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Komenti/ Sali Berisha, ndaloje këtë gjuhë!

Si gjithmonë Sali Berisha vazhdon të jetë tejet aktiv në Facebook, e sidomos pas krizës së fundit të koronavirusit edhe për shkak të profesionit të tij si ish m...

14:49

Tërmet në kufirin Kosovë - Serbi

Një tërmet me magnitudë 3.00 rihter u regjistrua në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmjen e së hënës. Zyrtarë të Qendrës Sizmologjike të Kosovës thanë se ...

23:23

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI