Flash

Komenti/ Sali Berisha, ndaloje këtë gjuhë!

Lapsi.al 17 March 2020
Komenti/ Sali Berisha, ndaloje këtë gjuhë!

Si gjithmonë Sali Berisha vazhdon të jetë tejet aktiv në Facebook, e sidomos pas krizës së fundit të koronavirusit edhe për shkak të profesionit të tij si ish mjek, ai ka shtuar publikimin e qëndrimeve dhe statuseve. Këtë ka bërë ish kryeministri edhe pas thirrjes së OBSH-së për të bërë sa më shumë testime për përhapjen e vitusit, gjë që do të sjellë një ulje të ndjeshme të vdekshmërisë ashtu sikurse ndodhi në Korene e Jugut.

Pra si ish drejtues i shtetit dhe ish mjek Sali Berisha merr pjesë në një debat të rëndësishëm për vendin. Ajo që ai thotë ka sens dhe duhet dëgjuar.

Por problemi po të shohësh statuset e tij të gjatë është tjetër.

Ato janë të mbushura me etiketime, epitete sharje dhe fyerje që mund të jenë të durueshme në kohë të qeta, por rezultojnë nervëshkatërruese në një periudhë të tillë stresi.

Pra në një debat se çfarë lloj politike mjeksore duhet ndjekur që është i dobishëm për këdo, janë të pavenda etiketimet si "Edvin Çekap Maska",  "Ndrikull Hajni Maska", “çekapin” e Koleka- Nushi" etj.

Pra askush nuk ka nerva te degjojë një fjalor të ngarkuar që i përket një kohe tjetër, ashtu sikurse gjithkujt i vjen për të vjellë teksa lexon kryeministrin Rama të bëjë ironi me Lulin që fle, me mediat që dizinformojnë, apo kundërshtarët që "shpifin".

Në këtë kohë tensioni psikologjik ata e kanë për obligim ti ndalojnë këto atavizma të kacafytjes për pushtet. Në të kundërt duhet të jenë vetë qytetarët që duhet të ndërhyjnë me komente nëpër faqet e tyre, apo thjeshtë ti bëjnë bllok.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Tërmet në kufirin Kosovë - Serbi

Një tërmet me magnitudë 3.00 rihter u regjistrua në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmjen e së hënës. Zyrtarë të Qendrës Sizmologjike të Kosovës thanë se ...

23:23

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI