Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Shkencëtaret holandezë gjejnë kurën për shërimin nga koronavirusi

Lapsi.al 15 March 2020
Shkencëtaret holandezë gjejnë kurën për shërimin

Një lajm i mirë vjen për zbulimin e një kurës për Cov-19. Një grup studiuesish holandezë janë ata që mund të kenë gjetur "ilaçin" e parë të aftë për të frenuar koronavirusin. Bëhet fjalë për një antitrup monoklonal, i specializuar në njohjen dhe bllokimin e proteinave të përdorura nga virusi që sulmon qelizat e frymëmarrjes njerëzore, citon lapsi.al.

Sipas raportimit të së përditshmes “Il Fatto Quotidiano” që i ka kushtuar një shkrim të gjatë "kurimit që vret virusin", testimet mund të vihen në zbatim te njeriu brenda një muaji. Studimi u krye në bashkëpunim mes Qendrës Mjekësore Erasmus dhe kompanisë bioteknologjike Harbour BioMed.

Antitrupi monoklonal lidhet me proteinën Spike që rrethon virusin dhe është në gjendje të depërtojë në qelizat e tjera, duke i penguar ato të bashkohen dhe duke bërë të pamundur shumimin e Covid-19 dhe përsëritjen e tij. Për këtë arsye, sipas ANSA-s, shkencëtarët mendojnë se "ilaçi" i ri ka potencialin "për trajtimin dhe parandalimin" e sëmundjes.

"Është një hap i parë premtues, por është shumë herët për të spekuluar mbi efektivitetin e mundshëm për njerëzit" - paralajmëroi Universiteti i Utrecht.

Antitrupi nuk është testuar te njerëzit dhe ekspertët paralajmërojnë se për ta bërë këtë, do të zgjasë ende disa muaj. Puna e tyre është ende në shqyrtim dhe rezultatet nuk janë konfirmuar ende. Shkencëtarët shpresojnë të bindin një kompani farmaceutike për ta prodhuar atë. E gjithë kjo do të kërkonte shumë më pak kohë sesa krijimi i një vaksine. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI