Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Shtetrrethimi/ Gjobiten 1230 shoferë, 8 të dehur arrestohen

Lapsi.al 15 March 2020
Shtetrrethimi/ Gjobiten 1230 shoferë, 8 të dehur arrestohen

Policia thotë se vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e telegramit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për ndalimin e qarkullimit të automjeteve. Prej datës 13 mars e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1230 drejtues mjetesh, janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe në shkelje të urdhrit për ndalim qarkullimi, si dhe 2 të tjerë për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë. Në Durrës është proceduar penalisht 1 drejtues mjeti, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë. Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 334 drejtues mjetesh, si dhe janë bllokuar 18 mjete.

NJOFTIMI

Në vijim të kontrolleve për zbatimin telegramit të DPPSH, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, oficerët e Policisë Rrugore kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, konkretisht:

Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l.

Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip "Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë përpunuar dhe u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa në adresën [email protected], kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre.

DurimBashkëDoJaDalim??♀??⚕

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI