“Dy javët e ardhshme do jenë kritike, numri i të infektuarve me koronavirus do rritet“, kështu tha kryeministri Edi Rama në një video-mesazh nga shtëpia e tij në Surrel.
“Të paktën javën e ardhshme don kemi më shumë të infektuar, dhe javën tjetër akoma më shumë, por pa panik sepse dihet që kurba do shkojë në rritje. Vetëm në javën e tretë do kemi mundësinë të shohim se ku kemi arritur ne dhe ku ka arritur armiku”, tha Rama.
Deklarata e plotë
“S’kemi asnjë rrugë tjeteër. Ta marrim me qetësi. Të stërvitemi për një luftë që nuk do jetë e shkurtër me zakonet e jetës së përditshme. S’kemi parë gjë akoma. Kini parasysh se dy javët e ardhshme do na tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do vijojë, nuk kemi ëprgjigje sa lart do shkojë kurba.
Ç’ka po i bëjmë është e vetmja rrugë. Ndjesë nëse atyre që kanë qenë të vëmendshëm do i tingullojë si përsëritje informacioni por të tjerë duhet t’i ngulisin mirë. Shumëkush vijojnë t’i bien 127 dhe kërkon të bëjë testin se ka ardhur nga Italia apo ka takuar dikë që ka ardhur nga Italia. Ky nuk është një kriter për t’u shqetësuar. 80% s’kanë për ta marrë vesh kurrë nëse e kanë marrë apo jo koronën. Sikush të sillet sikur e ka marrë koronën pavarësisht se mund të sillet mirë.
S’mjaftojnë disa shenja gripi për të bërë testin. Shpallja e pandemisë nga OBSH përcakton edhe kriteret bazë të marrjes së testit që lidhen me një gjendje më të vështirë se simptoma e gripit. Shumëkush shqetësohet se deri kur do vazhdojmë t’i nënshtrohemi masave, sidomos ata me makina. Këtë nuk e dimë, askush në botë nuk e di. Ajo që dimë është që sa më shumë të shtrëngohemi sot kemi bërë punën ndaj këtij armiku. 80% e atyre që kanë simptoma e kalojnë me sukses sfidën. Duke bërë ato që bëjmë kur jemi me grip.
Vendosëm të ndërpresim lëvizjet me Greqinë fqinje. Për momentin autovetura do të vijojnë normalisht ndërsa transporti i mallrave s’do të ketë asnjëherë ndërprerje.
U informuam sot se Maqedonia e ka ndaluar hyrje- daljen me Bllatën. Turqia deklaroi mbylljen e portës për fluturime nga Europa. Ky është një tjetër shembull se pse ne bëmë në kohën e duhur gjënë e duhur. Turqia nuk e mbylli portën para se të shfaqej koronavirusi”.