Flash

COVID-19/ Policia e shtetit vë 2 numra në dispozicion për qytetarët

Lapsi.al 13 March 2020
COVID-19/ Policia e shtetit vë 2 numra në dispozicion për

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në raste të problematikave të ndryshme që mund të lindin si pasojë e zbatimit të masave shtesë, të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilët kërkojnë zgjidhje apo konfirmim nga ana e Policisë, si dhe duke marrë në konsideratë fluksin e madh të kërkesave të adresuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar të Policisë Rrugore apo telefonatat e pafundme në numrin e emergjencës, ju informojmë se:

Drejtoria e Policisë Rrugore, duke filluar prej orës 22:00 të datës 13.03.2020 deri në përfundim të situatës emergjente, do vendosë dy numra shtesë 24/24, në dispozicion të qytetarëve për të telefonuar dhe konkretisht numrat: 069 41 22 223 dhe 069 41 22 224.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që në këto numra të telefonojnë vetëm ata që kanë emergjencë dhe problematikë që kërkon zgjidhje dhe jo të bllokojnë linjat duke telefonuar thjesht për informacion.

Edhe njëherë Policia e Shtetit gjen rastin të apelojë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë në vijimësi çdo masë aktuale dhe masat shtesë që merren në varësi të zhvillimit të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të këshilluara

Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora...

21:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI