Flash

Rama tregon derisa do të qëndrojë bllokimi lëvizjes

Lapsi.al 13 March 2020
Rama tregon derisa do të qëndrojë bllokimi lëvizjes

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak minuta më parë se bllokimi i lëvizjes në qarqet Tiranë dhe Durrës do të vazhdojë pa një afat të përcaktuar. Një një video të postuar në Facebook, Rama tha se askush nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë.

“Qarkullimin e bllokuar nuk e dimë sa do të zgjasë. Askush në botë nuk e di. Sa më shumë të shtrëngohemi aq më shumë do ia dalim. Mos harroni që 80% e atyre që preken e kalojnë sfidën.

Sot ndërpremë fluturimet dhe transportin dhe detar e ajror me Greqinë. Transporti i mallrave asnjëherë nuk do të ndërpritet. Maqedonia ka vendosur ta mbyllë doganën e Bllatës.

Pak më parë Turqia deklaroi mbylljen e portës për fluturime nga Europa. Ky është shembulli se bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur. Askush nuk e ka mbyllur kufijtë pa u shfaqur rastet.

Nga e shtuna në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë do të mbyllen të gjithë lokalet dhe mjediset e mbyllura si pas të njëjtave kategori në Tiranë dhe në Durrës.

Do të bllokohet qarkullimi edhe në akset Vlorë - Fier dhe Fier - Lushnje dhe Shkodër - Lezhë. Perimetri i do të shtrohet edhe në Elbasan - Korçë. Do të këputjen lidhjet mes këtyre qyteteve me automjetet private. Të gjitha kompanitë prodhuese dhe sipërmarrjet e shërbimit duhet të marrin masa që të sigurojnë lëvizjen e punonjësve të tyre. Të gjithë punonjësit e administratës duhet të parqaiten me kartë.

Programet televizive me vetëm 2 persona. Studiot me më shumë se 2 persona me ajër të konidcionuar janë rrezik” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI