Flash

Flet Fatos Lubonja: Sapo jam kthyer nga Italia, nuk dal nga shtëpia për 14 ditë

Lapsi.al 12 March 2020
Flet Fatos Lubonja: Sapo jam kthyer nga Italia, nuk dal nga shtëpia

Analisti Fatos Lubonja, i ardhur rreth një javë me parë nga Italia po qëndron në vetizolim në banesën e tij. Në një lidhje telefonike me emisionin “Real Story” në News 24, ai tha se ndjehej mirë, por se do të qëndronte 14 ditë në vetizolim, ashtu siç i kërkohet të gjithë shqiptarëve që kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

“Unë desha të bëj një sqarim, se unë nuk jam në karantinë vullnetare, por në respekt të vendimit të marrë. Pra, siç e dini isha në studio te ju pasi kisha 4 ditë që kisha ardhur, por vija nga një zonë, Toskana zonë jo e kuqe në kohën kur isha unë. Megjithatë nuk do dal nga shtëpia pa kaluar 14 ditë”, - u shpreh Lubonja.

Lubonja tha ndër të tjera se përballë këtij virusi Shqipëria duhet të marrë masa të forta, pasi referuar edhe asaj çka po ndodh në Itali, edhe Shqipëria mund të futet në kolaps.

“Duhet të ketë masa të forta se neve na fut në kolaps. Ai rasti i Durrësit më frikëson, nëse nuk merren masa. Durrësin mund ta shohim në karantinë fare” – tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI