Flash

Rama zihet ngushtë/ Nuk thotë sa lekë do japë qeveria për koronavirusin

Lapsi.al 12 March 2020
Rama zihet ngushtë/ Nuk thotë sa lekë do japë qeveria

Kryeministri Edi Rama është vënë në siklet me një nga pyetjet në intervistën që dha në emizionin “Opinion” për çështjen e koronavirusit. Rama nuk dinte të thoshte se la lekë do të japë qeveria e tij për të përballuar situatën nga koronavirusi. I pyetur se vende të fuqishme, por edhe më të dobëta si Kosova kanë publikuar buxhete të posaçme për këtë çështje, Rama e shmangu pyetjen.

“Ne jemi gati për ta përballuar as më shumë as më pak se çdo vend tjetër. Shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe nuk do tu mungojë gjë. Sa lek? Sa ashtu? Sa kështu? Këto mund ti bisedoni me atë mikun që do flasë pas meje. Shqiptarët kanë qenë solidarë? Jo të gjithë. Ai që do flasë pas meje përshembull” – tha Rama duke nënkuptuar intervistën pasuese me Lulzim Bashën.

Në fakt deri tani qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 400 milionë lekësh, për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19. Ai do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020, ndërsa do të ndahet në dy pjesë, ku 200 milionë do të shkojnë në kategorinë e shpenzimeve kapitale dhe 200 milionë të tjera në kategorinë e shpenzimeve korrente. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI