Flash

Kosova mbyll kufijtë, kush hyn duhet të futet në karantinë

Lapsi.al 13 March 2020
Kosova mbyll kufijtë, kush hyn duhet të futet në karantinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet aktualisht ka njoftuar se Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor përveç shtetasve të Kosovës. Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor për ata që hyjnë në Kosovë përveç për shtetasit e Kosovës. Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen për 15 ditë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet dhe aktivitetet kulturore e sportive. Qeveria ka vendosur që të mbyllen kafet dhe restorante, të gjitha qendrat tregtare dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive në të gjithë Kosovën”, - shtoi Kurti.

Të këshilluara

Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora...

21:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI