Flash

Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e lokaleve në të gjithë vendin

Lapsi.al 13 March 2020
Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e lokaleve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë urdhër që të ndalohen një sërë aktivitetesh biznesi në mbarë vendin. Sipas këtij urdhri mbyllen bare dhe restoranteve në të gjithë vendin, deri më datën 3 prill 2020.

Këto masa merren me qëllim përshkallëzimin e masave për sa i përket përballjes me pandeminë e koronavirusit. Përjashtim do të bëjnë disa kategori ku përfshihen shërbimi në banesë por konform rregullave higjenike, shërbimi vetëm për qytetarët e akomoduar ndërsa ndalohet shërbimi për qytetarët që nuk janë klientë.

Një vendim i tillë ishte marrë më herët ndaj bizneseve në zonat me risk të lartë dhe ku janë shfaqur rastet e personave të prekur nga koronavirusi në Tiranë dhe Durrës, por tashmë kjo prek të gjithë vendin. ©LAPSI.al

Image

Të këshilluara

Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora...

21:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI