Flash

Beteja me koronavirusin, prof. Tritan Kalo poston nga Infektivi: Kini besim tek ne!

Lapsi.al 14 March 2020
Beteja me koronavirusin, prof. Tritan Kalo poston nga Infektivi: Kini besim tek

Prof. Dr.Tritan Kalo i ka dërguar një tjetër meszh shpresëdhënës dhe besimi qytetarëve shqiptarë, të mbyllur këto ditë në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të koronavirusit. Në një shënim në FB, të pasuruar me shumë foto që tregojnë gatishmërinë e mjekëve të Infektivit, prof. Dr. Tritan Kalo shprehet:

“Në vijën e parë të “luftës ndaj Covid-19”

Ekipi i shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza” ka një eksperiencë të pasur në përballimin e shumë epidemive në këto 30 vitet e fundit: fruthi në 1989, kolera në 1994, poliomeliti në 1996 dhe gripi i derrit në 2009. Eksperienca dhe përkushtimi nuk mungojnë, përkundrazi ato janë një garanci e sigurt se ne do t’ia dalim mbanë edhe përballimit të epidemisë nga SARS-CoV-2/Covid-19. Jemi të gjithë në krah të njëri tjetrit, mjekë, imazheristë, farmacistë, infermierë dhe sanitarë të të gjithë grupmoshave. Kini besim në përkushtimin dhe sakrificat tona për t’ju shërbyer në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Jemi me ju dhe për ju në gatishmërinë maksimale. Puna jonë në grup kurdoherë ka bërë që ta meritojmë plotësisht njohjen si shërbimi më i mirë në shëndetësinë publike të Shqipërisë! Ne do ta fitojmë edhe këtë betejë!”

Të këshilluara

Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora...

21:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI