Flash

Ashpërsohen masat, nga nesër mbyllen lokalet në të gjithë vendin

Lapsi.al 14 March 2020
Ashpërsohen masat, nga nesër mbyllen lokalet në të

Forcohen masat shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit. Kryeministri Edi Rama publikoi në facebook masat e reja shtrënguese.

Nga nesër në 06.00 të mëngjesit lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura fillimisht në qarqet Tiranë/ Durrës/ dhe sot në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, do të mbyllen në të gjithë Shqipërinë

Gjithashtu paralajmërohen drejtuesit e mjeteve se nëse do të lëvizin pa një arsye pune atëherë do të dënohen deri me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit

Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit!

Të gjitha kompanitë duhet të sigurojnë standartet e sigurisë kundër përhapjes së epidemisë në mjediset e tyre të punës. Në të kundërt do të përballen me sanksione të rënda.

Të këshilluara

Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora...

21:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI