Flash

Rrëfimi i 42-vjeçarit nga Spitali Infektiv: Si po e mund koronavirusin

Lapsi.al 18 March 2020
Rrëfimi i 42-vjeçarit nga Spitali Infektiv: Si po e mund

Marku, 42 vjeçar duket se ka arritur të mposhtë koronavirusin. Në një intervistë për emisionin “Open” në TCH, ai deklaroi se po shkon drejt shërimit të plotë dhe se aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai thotë se beson se është infektuar gjatë një darke, ku kanë qenë të pranishëm 10 persona dhe 3 prej tyre janë prekur nga virusi.

“Kam qëndruar për një darkë. Dorën ia kemi dhënë njëri-tjetrit. Tavolina ka qenë e madhe. Nga 10 persona që ishin janë infektuar 3 vetë. Risku nuk është 100% që kush takohet mund ta marrë.

Ditën e parë kisha vetëm djersë dhe asnjë lloj shqetësimi tjetër. Ditën e tretë filloi temperatura, 38.2 apo 38. 3. Ditën e pestë ka vazhduar mungesa e frymëmarrjes, por jo e papërmbajtshme. Pak e zorshme, por jo e pamundur. Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit ku kam folur me doktorët dhe urgjencën.

Kam marrë trajtime me antibiotik. Jam ushqyer si ditët e tjera. Kam pirë paracetomol kur kam pasur temperaturë. Kam pirë lëngje. Është çështje paniku më shumë. Nuk është një gjë e pamenaxhueshme. Është pak më shumë se gripi normal. Jam në ditën e tetë. Javën tjetër bëhet tamponi i parë dhe kuptoj nëse kam koronavirus.

Sot jam shumë mirë. Kam vetëm pak kollë. Është një kollë e thatë por jo e bezdisshme. Është një grip shumë i menaxhueshëm. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar njerëzit. As për frymëmarrjen, as për temperaturën e lartë. Familjarët e mi janë në karantinë por nuk janë të infektuar. Unë mund të dalë para të hënës me rezultat negativ ndaj koronavirusit.

Unë mendoj se e gjithë është vetëm paniku. Po qe se njerëzit do ta kuptojnë kalon shumë më lehtë. Një çikë frikë ishte në fillim. Nuk është se të bllokon menjëherë. Ushqehu mirë, hap dritaret dhe dil në ballkon. Më ka ndihmuar familja” - tha ai.

Të këshilluara

Basha i bën thirrje Ramës: Mos u komplekso!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë një apel kryeministrit Edi Rama që në situatën e krijuar nga koronavirusi të veprojë pa u kompleksuar nga ...

20:43

Komenti/ Sali Berisha, ndaloje këtë gjuhë!

Si gjithmonë Sali Berisha vazhdon të jetë tejet aktiv në Facebook, e sidomos pas krizës së fundit të koronavirusit edhe për shkak të profesionit të tij si ish m...

14:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI