Flash

Shkelën shtetrrethimin, 74 shoferëve u hiqet patenta dhe u bllokohet makina

Lapsi.al 18 March 2020
Shkelën shtetrrethimin, 74 shoferëve u hiqet patenta dhe u bllokohet

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, strukturat e Policisë kanë penalizuar 74 shoferë, gjatë 24 orëve të fundit. Burime zyrtare bënë me dije se këta drejtues të mjeteve, nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, konkretisht në Berat shtetasi P. H., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosbindje ndaj urdhrit të Policisë për shoqërim dhe në Elbasan shtetasi I. A., 56 vjeç, pasi drejtonte mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një armë sportive pistoletë pa leje.

Gjithashtu, në Bulqizë janë proceduar penalisht shtetasi U. T., drejtues motomjeti dhe pasagjeri T. T., për drejtim motomjeti në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi dhe kundërshtim e mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë pas orës 18:00, 10 shtetas, konkretisht 9 shtetas në Durrës dhe 1 në Tiranë, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë. Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI