Flash

Covid-19/ 17 turistë shqiptarë bllokohen në Spanjë

Lapsi.al 18 March 2020
Covid-19/ 17 turistë shqiptarë bllokohen në Spanjë

Ndërkohë që me kufizimet e reja për shkak të koronavirusit të gjitha vendet europiane kanë marrë masa për t’iu ardhur në ndihmë shtetasve të tyre, Shqipëria nuk ka ende një informacion për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve prej kësaj situate. Koronavirusi ka bllokuar në Spanjë 17 shtetas shqiptarë të rritur e fëmijë.

News24 raporton se shqiptarët nuk mund të kthehen dot pas mbylljes së kufijve nga Spanja, e cila po përballet me një situatë të rënduar nga koronavirusi dhe është vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të të prekurve.

Mësohet se shqiptarët e bllokuar janë bashkë me fëmijët dhe kishin shkuar në Spanjë për pushime. Ata kanë kërkuar ndihmë në ambasadën shqiptare në Madrid por nuk kanë marrë një përgjigje pozitive e as garanci.

Shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë në asnjë vend tjetër, pasi Spanja i ka bllokuar kufijtë dhe nuk lejohen lëvizjet. Ata kanë bërë apel për ndihmë nga shteti që të kthehen në atdhe. Në Spanjë janë prekur nga koronavirusi 11,826 persona. /bw

Të këshilluara

Basha i bën thirrje Ramës: Mos u komplekso!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë një apel kryeministrit Edi Rama që në situatën e krijuar nga koronavirusi të veprojë pa u kompleksuar nga ...

20:43

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI