Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër masë drastike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh” – e nis Rama me një parandalim dhe më pas paralajmëron: “Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 - 10.00 dhe 16.00 - 18.00.
Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah! Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë për çdo person dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte!
Boll! Një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!” – shkruan Rama. ©LAPSI.al