Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Rama ka një sugjerim për bankat: Hapni sportelet 06.00-10.00 paradite dhe 16.00-18.00 pasdite

Lapsi.al 18 March 2020
Rama ka një sugjerim për bankat:  Hapni sportelet 06.00-10.00 paradite

Ndryshimi i fashave të orareve të lëvizjes për këmbësorët duket se ka sjellë shqetësim te bankat.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri Rama në facebook ku shkruan se "bankat kanë hall se s’do iu shkojnë njerëz gjatë ditës në sportele, meqë nga nesër do të ndalohet lëvizja në këmbë nga ora 10.00 deri në 16.00?"

Përballë kësaj situate, Rama u kërkon bankave të hapin sportelet në varësi të këtyre orareve.

"Ta kuptojnë edhe bankierët se jemi në luftë dhe t’i hapin sportelet nga ora 06.00 - 10.00 në mëngjes dhe nga ora 16.00 - 18.00 pasdite! Nuk kemi si ia bëjmë ndryshe, të gjithë duhet të bëjnë sakrificën e tyre të vockël në këtë luftë të madhe për të mbrojtur jetën! Po të kishte bormbardime gjatë orarit të ndaluar çfarë do bënin bankat? E pra, fakti që nuk i shohim bombat që hedh armiku drejt nesh, nuk do të thotë se nuk jemi nën bombardim! Adaptohuni miq! Kjo nuk është lojë po luftë!"

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI