Flash

FOTO/ Në Francë krijohet torta me emrin “Coronavirus”

Lapsi.al 8 March 2020
FOTO/ Në Francë krijohet torta me emrin “Coronavirus”

Në kohën kur koronavirusi po mbjell frikë në mbarë botën, një pastiçier në Francë, Jean-Francois Pre e ka marrë pikërisht nga Covid-19 frymëzimin për ëmbëlsirën e tij të re me çokollatë. Ajo serviret në formën e koronavirusit, duke u shndërruar në një model të ëmbël 3D të tij. Jean Francois thotë se ka shitur me dhjetëra ëmbëlsira deri tani. Interesi për to, nuk ka qenë i vogël.

“E bëj këtë që t`i shtyj njerëzit të buzëqeshin në këto kohë të vështira. Klientët buzëqeshin kur e shohin. Sikur ia heq pak mendjen nga shqetësimi që ka shkaktuar koronavirusi. Çdo vit përpiqem të bëj diçka të re, diçka interesante. Javën tjetër, do të sajojmë ca karikatura për zgjedhjet lokale” - tha ai.

Ideja e tij është pëlqyer nga blerësit.

“Në këto kohë shqetësimesh, apo edhe gati psikoze të përgjithshme, është e rëndësishme t`i qetësojmë ca gjërat. Duhet një buzëqeshje për të kapërcyer frikën” – thotë ai.

11 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Francë, ndërsa të prekurit janë me qindra. Nga përhapja e shpejtë në mbarë globin, numri i të infektuarve mbërriti në 100 mijë, ndërsa virusi po shkakton dhe dëme të mëdha ekonomike.

Résultat de recherche d'images pour "Jean-Francois Pre coronavirus"

Résultat de recherche d'images pour "Jean-Francois Pre coronavirus"

Résultat de recherche d'images pour "Jean-Francois Pre coronavirus"

Résultat de recherche d'images pour "Jean-Francois Pre coronavirus"

Résultat de recherche d'images pour "Jean-Francois Pre coronavirus"

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI