Flash

Gjykata Kushtetuese/ Venecia rrëzon Ramën, Meta ka të drejtë

Lapsi.al 6 March 2020
Gjykata Kushtetuese/ Venecia rrëzon Ramën, Meta ka të drejtë
Në debatin e fortë për radhën, afatet dhe mënyrën se si bëhet dekretimi dhe betimi i Gjykatës kushtetuese ka dhënë më në fund mendimin e tij edhe Komisioni i Venecias. Ajo ishte thirrur të ndante konfliktin e fillim nëntorit të shkuar, kur shumica qeverisësë u mundua ti rrëmbejë kreut të shtetit, emërimin e një anëtari të Gjykatës kushtetuese. Palët u ngërthyen në një konfikt ligjor, nëse aty duhet të shkonte Marsida Xhaferllari (sipas Metës) apo gjykatsja e betuar në Lanë, Arta Vorpsi (sipas socialistëve). Për të realizuar qëllimin e saj, PS vuri në veprim Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvoranin, Parlamentin dhe ministrinë e drejtësisë. Qëllimi i gjithë këtij zinxhiri qe që të dëshmonte se presidenti e kishte humbur të drejtën e përcaktimit të një kandidati (afatin 30 ditor) dhe kështu në kushtetuese katapultohej direct, Arta Vorpsi. Me këtë lëvizje arriheshin dy objektiva. Edhe Vorpsi quhej e zgjedhur, nëse emri i saj dilte në fletoren zyrtare edhe parlamentit i jepej mundësia të çonte në gjykatën kushtetuese dy gra të tjera, Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën. Opinioni paraprak për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka rrëzuar pretendmet e qeverisë se presidenti ka shkelur ligjin.

Andi Bushati:Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

Komisioni i Venecias konstaton se mënyra e veprimit të KED të përfaqësuar nga kreu i saj Dvorani është e dyshimtë.

Padia e Metës/ Për çfarë akuzohen Etilda Gjonaj dhe dy vartësit e saj

Ai i ka dhënë një goditje edhe shumicës parlamentare duke arritur në përfundimin se ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti është antikushtetues. Sipas Komisionit të Venecias, Presidenti Ilir Meta ka vepruar sipas gërmës dhe logjikës kushtetuese.

Denoncimi i Metës/ Si u tall rilindja me Komisionin e Venecias

Nga ana tjetër, Venecia konstaton se nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit, pasi veprimet e tij kanë qenë në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës.
©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI