Flash

VIDEO/ Tmerri i banesave të spanjollëve, në pranga 4 shqiptarë

Lapsi.al 5 March 2020
VIDEO/ Tmerri i banesave të spanjollëve, në pranga 4

“Habitat-Pelegrin” quhej operacioni që goditi një grup shqiptarësh të specializuar për grabitjen e shtëpive të pabanuara. Ai e kishte shtrirë aktivitetin në disa provinca. Për shkak të mënyrës së funksionimit, grupi ka ngjallur shqetësim tek viktimat dhe fqinjët e tyre, pasi ata hynin në banesa, duke përfituar nga mungesat e përkohshme e banorëve. Sulmet e tyre të grabitjeve ishin përqendruar brenda javës midis 15-23 shkurtit.

“Ka 4 të arrestuar, me kombësi shqiptare, me precedent të mëparshëm për ngjarje të ngjashme, janë vendosur në paraburgim me urdhër të një gjykatësi lokal”, - tha një zyrtar i lartë i policisë. Ata akuzohen për rreth njëzet vepra kriminale në Komunitetin e Madridit, në Toledo, Teruel, Huesca, Navarra dhe provincën e Jienense.

“Kjo është një organizatë e përkryer e organizuar dhe hierarkike, anëtarët e së cilës kishin shumë lëvizje gjeografike për të kryer ‘fushata të përkohshme’ të grabitjeve në provinca të ndryshme,” - shpjeguan zyrtarët e lartë.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit udhëtonin në automjete legale dhe më pas ndërronin targat në kohën e grabitjeve. Ata qëndronin në banesa në qytete të vogla, për të mos ngjallur dyshime. Për të hyrë në ambientet e brendshme të shtëpive, ata hapnin dyert ose dritaret e kateve përdhese. Brenda tyre merrnin pajisje të vlefshme kryesisht bizhuteri, orë, para dhe sende të tjera të vogla.

Agjentët sekuestruan sende të vlefshme si bizhuteri floriri, orë, pajisje kompjuterike dhe elektrike, dokumente të rreme, targa të falsifikuara dhe mjetet për hapjen e dyerve të banesave që vidhnin. Nga të dhënat e policisë, të arrestuarit, janë të moshës 35 deri në 40 vjeç. Ata kryenin grabitjet në 1 ose 2 javë dhe më pas bënin “pushime të gjata”.

https://www.youtube.com/watch?v=kO8y-y-8gI0&feature=emb_title

Të këshilluara

Negociatat/ Kushte të tjera për Shqipërinë?

Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po pret në fund të marsit një ‘po’ për çeljen e negociatave, ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen, thotë këshil...

18:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI