Flash

Basha letër ambasadores amerikane: Shiko si Rama mbrojti Xhafajn për “Babalen”

Lapsi.al 5 March 2020
Basha letër ambasadores amerikane: Shiko si Rama mbrojti Xhafajn për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim lidhur me çështjen e shumëpërfolur “Babale”.

Lideri i opozitës i sqaron diplomates amerikane pozicionin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi, të dënuar padrejtësisht, sipas tij vetëm pse publikuan rrëfimin e dëshmitarit “X” që akuzonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Në letrën e siguruar nga Top Channel nga burime diplomatike, Basha thotë se PD-ja publikisht përmes Ervin Salianjit ka paraqitur prova për përfshirjen e vëllait të zotit Xhafaj në narko-trafik, por çështja u politizua.

“Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS”, thuhet ndër të tjera në letrën e kreut të PD.

Kryedemokrati Basha shpalos edhe shqetësimin për atë që ndodhi me gjyqin e ish deputetit Ervin Salianji.

“Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”, shkruan më tej Basha.

Bashkë me këtë letër kreu i PD Basha ka dërguar edhe një material përmbledhës për atë që e quan abuzim pushteti dhe presion politik, që ndëshkoi denoncuesit e një krimi për të mbrojtur autorët e krimit.

Të këshilluara

Negociatat/ Kushte të tjera për Shqipërinë?

Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po pret në fund të marsit një ‘po’ për çeljen e negociatave, ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen, thotë këshil...

18:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI