Duke folur edhe njëherë për KÇK në parlament, kryeministri Rama nuk ka lënë pa përdorur ngritjen e topit që i bëri ambasadorja amerikane, për interesat e tij politike. Teksa ka përmendur presidentin Meta të cilin e quajti "Vojo amerikani që do kthejë shqiptarët në atdhe" (duke iu referuar dëshmorit Vojo Kushi që i u hodh mbi tank), Rama nuk ka harruar të thotë se ai e puthi flamurin amerikan pa leje.
Të hënën pas mitingut të presidentit, ambasadorja amerikane u distancua nga shfaqja e tij me flamurin e SHBA.
“E surprizuar të shikoja flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHBA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruajti Yuri Kim.

Pikërisht këtë deklaratë ka përdorur Rama sot në parlament, njësoj sikur thoshte para tre vjetëve: "në Shqipëri nuk mbillet kanabis se ndryshe do fliste ambasadori amerikan".
©Lapsi.al