Flash

Ndërron jetë një 50-vjeçare në Korçë, priten analizat e ISHP për koronavirus

Lapsi.al 4 March 2020
Ndërron jetë një 50-vjeçare në Korçë,

Një 50-vjeçare, e cila vuante nga sëmundja e diabetit, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës. Identiteti i saj nuk dihet. Ajo vuante prej kohësh nga sëmundja e diabetit, por pasditen e kësaj të mërkure gjendja e saj u përkeqësua dhe shfaqi probleme me frymëmarrjen, duke ndërruar jetë.

Ende nuk dihet nëse 50-vjeçarja kishte të tjera simptoma, që të bëjnë të dyshosh se mund të ishte e infektuar nga koronavirusi, pasi bluzat e bardha tregohen të rezervuar për të dhënë informacione.

Priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik për të përcaktuar nëse 50-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit apo komplikacioneve nga sëmundja prej së cilës vuante.

Mësohet, gjithashtu, se 50-vjeçarja nuk kishte udhëtuar asnjëherë jashtë vendit, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte me persona që vinin nga vende të infektuara.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI