Flash

Rokada e papritur/ Një tjetër Sako merr në dorë bashkinë e Durrësit

Lapsi.al 3 March 2020
Rokada e papritur/ Një tjetër Sako merr në dorë

Zhyljen Varfaj që kishte marrë në dorë drejtimin e bashkisë së Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos është larguar përkohësisht nga posti që mbante prej më shumë se 3 muajsh. Zyrtarisht thuhet se shkak i këtij largimi është gjendja shëndetësore e Varfajt. Mësohet se ai do të largohet në Gjermani për disa kohë pasi do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. 

Por drejtuesit e qytetit bregdetar kanë gjetur menjëherë zëvendësuesen e tij, për të mos e lënë shumë gjatë Durrësin pa kryetar në një kohë kur sfidat që ka lënë pas tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit janë të mëdha.

Drejtimin e punëve në bashkinë e Durrësit do ta marrë Emirjana Sako, Drejtoresha e Shërbimeve në këtë Bashki. Asjo do të marrë postin e kryetarit, derisa të kthehet Zhyljen Varfaj. Sako është emëruar pak ditë më parë nënkryetare që të përmbushte dhe këtë kriter për të marrë postin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI