Gjykata e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranon kërkesën e SPAK për sekuestrimin e makinës së Lulzim Berishës.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e dërgoi rreth një muaj më parë kërkesën për sekuestro në bazë të aktit normativ Anti-KÇK, të miratuar nga qeveria.
Bëhet fjalë për një makinë të blinduar të Lulzim Berishës, e cila është pasuria e vetme që do t’i bllokohet atij pasi pronat e tjera janë të sekuestruara me vendim gjykate.