Flash

Rama: Nuk është e vërtetë që po marr pushtetet, ashtu duket

Lapsi.al 2 March 2020
Rama: Nuk është e vërtetë që po marr pushtetet, ashtu

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në emisionin “PRESSING”, ku edhe ka folur lidhur mbi aktualitetin politik në vend dhe për marrëdhënien me opozitën. I pyetur nëse qeveria e tij kishte më shumë pushtet sesa duhej, kreu i qeverisë u shpreh se kabineti i tij kishte ndikim aq sa e lejonte Kushtetuta e Shqipërisë. Rama ka komentuar edhe përgjimet e “BILD” duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka ndërhyjë në zgjedhje që të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Pjesë nga emisioni:

PYETJE: Nuk është e zakonshme që presidenti të organizojë një protestë, si e komentoni ju?

Edi Rama: Është rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë, aq më tepër në Kushtetutën tonë që organizon një protestë. Është madhështore për nga marrëzia e vetë.

PYETJE: A mendoni që keni më shumë pushtet sesa duhet të ketë një kryeministër?

Edi Rama: Përshtypja është një gjë dhe krijohet në bazë të një preceptimi. Qeveria dhe shumica jonë s’ka më shumë pushtet seç i jep e drejta Kushtetuese.

PYETJE: Po përgjimet e BILD..

Edi Rama: Procesi zgjedhor në Shqipëri ka pasur një rrugë të vështirë. Kjo nuk është histori përgjimesh, nëse kanë dalë përgjimet janë për t’u hetuar. Ato janë materiale që përbënin sekret hetimor dhe të dhënë për axhendën politike. Paralajmëroheshin. Pse u ruajtën për t’u nxjerrë para çeljes së negociatave? Për të bërë atë gurgulenë. Nuk ka në Shqipëri zgjedhje që cënojnë rezultatin përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI