Flash

Rama tregon pse nuk e kthen Tahirin në qeveri dhe pse u largua Xhafaj

Lapsi.al 2 March 2020
Rama tregon pse nuk e kthen Tahirin në qeveri dhe pse u largua Xhafaj

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Pressing” ka folur për largimin e dy ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për “gabimet” e tyre duke përmendur pse nuk e kthen ish-ministrin Saimir Tahiri në qeveri.

“S’ka mbaruar procesi gjyqësor. Tahiri nuk ishte ministër i zakonshëm? Patjetër, ashtu ishte. Tahiri është në një proces. U lincua për shkak të përgjimeve të Policisë italiane. Anti-mafia italiane as që e kishte marrë pjesë të grupit, ndërsa këtu kërkohej linçimi i tij” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se të njëjtin qëndrim do të mbante edhe për vëllain e tij, përveçse rastit kur mund të kishte ndërhyrë në ligj për ta ndihmuar atë në shkelje.

“Xhafaj dha dorëheqjen, merreni në intervistë dhe pyeteni. Vëllai im është në jetën e vetë dhe shkeli në dërrasën e kalbur, do përgjigjem unë? Jo mo të përgjigjet vetë, ç’punë kam unë?” - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI