Flash

A është Sokol Sadushi zyrtari i lartë që përmendet në dosjen “Henri Çili”? Reagon ish-gjyqtari

Lapsi.al 3 March 2020
A është Sokol Sadushi zyrtari i lartë që përmendet

Partia Demokratike i është rikthyer çështjes së disa ditëve më parë për implikimin e “një zyrtari të lartë të drejtësisë” në dosjen ndaj botuesit Henri Çili. Aty thuhet se ky i fundit u takua me këtë zyrtar për të ndikuar që dosja e vëllezërve Aliko të bandës së Lazaratit të dënuar për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha të shqyrtohej me precedencë.

Sipas selisë blu, Ardian Dvorani është i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë dhe deklaroi se nuk është ai zyrtari i lartë i implikuar kurse Policia dhe Prokuroria nuk nxjerrin emrin. Në këtë situatë PD shënjestroi Sokol Sadushin, ekspert i lartë i Reformës në Drejtësi dhe drejtor i Shkollës së Magjistraturës, i cili pritet të emërohet në mars. PD i kërkoi Sadushit të flasë dhe të japë shpjegime pasi sipas Prokurorisë takimi i radhës për favorin e paligjshëm do e kryente takimin e radhës.

Nuk ka munguar reagimi i ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Ai thotë se çdo pyetje retorike e shtruar këto ditë, nëpërmjet deklarimeve politike, mediatike dhe që vë në dyshim integritetin moral e profesional, ka për qëllim të dëmtojë personalitetin e tij pikërisht në këtë moment që lidhet me procedurën e nisur për kandidimin si gjyqtar i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë.

“Deklaroj me përgjegjësinë time të plotë se, me Z. Henri Çili prej shumë kohësh nuk kam pasur asnjë komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në ambiente publike apo private, për asnjë çështje, përfshirë ato që implikojnë personalitetin tim dhe, për më tepër, që lidhen me çështje gjyqësore penale. Çdo deklarim i bërë ndaj personit tim mbi këtë ngjarje nuk përputhet me të vërtetën, sikurse jam i bindur se do të rezultojë në përfundim të procesit penal” – thotë Sadushi në reagimin e tij. Ai thotë se prokuroria duhet të sqarojë se cili është “funksionari i lartë i drejtësisë”.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI