Flash

Ç’po ndodh në Prishtinë?/ Kurti nuk u ngriti telefonin amerikanëve, kryeministria sqaron situatën

Lapsi.al 3 March 2020
Ç’po ndodh në Prishtinë?/ Kurti nuk u ngriti telefonin
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar se mbrëmjen e së hënës rreth mesnatës në celularin e Albin Kurtit ka pasur një thirrje nga Shtetet e Bashkuara, por shefi i qeverisë nuk është përgjigjur. Mediat e Kosovës që publikuan lajmin raportojnë se telefonata u bë nga këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien. Sipas të njëjtave burime Kurti nuk u është përgjigjur as disa telefonatave nga Shtëpia e Bardhë dhe më pas nga ambasada amerikane në Prishtinë. “O’Brien e ka telefonuar Kurtin për të diskutuar, por ai nuk është përgjigjur. Nuk u është përgjigjur as disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë. Ai po i shkatërron raportet”, - citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti për Gazetën Express. Por, sot Kryeministria e Kosovës ka konfirmuar versionin e saj rreth ngjarjes. Zyra e Kurtit ka deklaruar se kryeministri ka folur sot rreth orës 17:00 me zyrtarët amerikanë. “Mbrëmë kur e kanë kontaktuar rreth mesnatës nga ambasada amerikane nuk ka mundur të përgjigjet, por atë bisedë e ka zhvilluar para një ore e gjysmë. Pra, me ambasadorët O’Brien dhe Grenell”, - kanë thënë për kallxo.com zyra e kryeministrit Kurti. Të hënën në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në përpjekje për ta rinisur dialogun Prishtinë – Beograd. Amerikanët janë shprehur të pakënaqur me vendimin për tarifën që mori Kurti. Ata kërkojnë heqjen e plotë të tarifës, pa ndonjë masë tjetër, siç është reciprociteti i propozuar nga kryeministri. Vetë Kurti ka reaguar mbrëmjen e së martës në Tëitter ku shkruan se Kosova e hodhi hapin e parë me taksën, por Serbia vazhdon fushatën kundër njohjes së Pavarësisë siç ishte rasti më i fundit me Sierra Leonen. “Edhe pasi Kosova tregoi vullnetin e mirë duke hequr tarifën 100% të lëndëve të para, Serbia vazhdon me fushatën e saj të tërheqjes së njohjeve. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë edhe një hap prapa. Pse?", - shkruan Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI