Disa foto të presidentit Ilir Meta me dy eksponentë të botës së krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, janë botuar sot nga Shqiptarja.com. Në njërën nga fotot ekskluzive Meta shfaqet duke ngritur dolli teksa në krah ka pikërisht Xhevdet Troplinin, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe subjekt i OFL-së që duhet të justifikojë pasurinë.
Fotot, sipas gazetës që i botoi janë bërë në korrik 2017 për të festuar fitoren e Lefter Kokës i dalë deputet i Durrësit nga këto zgjedhje. Nëse ky version do të qe i vërtetë, ai do te relativizonte disi kritikat e LSI dhe mbarë opozitës se Rilindja i fitoi votat falë marëdhënieve okulte Gjushi - Avdylaj. Pra ajo do të tregonte se edhe LSI e ka festuar rezultatin në zgjedhje me të njëjtët tipa të inkriminuar. Por për të prishur këtë hipotezë vëllai i ish deputeteti të LSI që ndenjti në parlament dhe iu bashkua Rilindjes, Leonard Kok ka dhënë një version tjetër të ngjarjes. Sipas tij këto foto nuk kanë lidhje me zgjedhjet por me festën e ditlindjes së Lefter Kokës. Ajo për të cilën palët bien dakord është se fotot janë shkrepur tek pista "Ventus Harbor" në Durrës në zonën e "Vollgës" që është pronë e deputetit Lefter Koka.
©Lapsi.al

Ilir Meta duke ngritur dolli me Nard Koka, ne krah t tij Xhevdet Troplini

Lefter Koka dhe Altin Hajri
