Flash

Flet Richard Grenell: Albin Kurtit ia thashë qartë në telefon

Lapsi.al 5 March 2020
Flet Richard Grenell: Albin Kurtit ia thashë qartë në telefon
I dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka përgënjeshtruar deklaratën e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA-ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë. “Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, - shkroi Erzen Vraniqi, këshilltar i Kurtit. Këtë deklaratë, gazetari Berat Buzhala e postoi në rrjetin social Twitter duke thënë se këto qëndrime krijojnë paqartësi. Ishte vetë Grenell që i është përgjigjur Buzhalës. “Kjo nuk është e vërtetë. Ne i kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur tarifat edhe të pjesshme janë duke e dëmtuar ekonominë e Ksoovës – dhe SHBA-ja nuk do të çojë dëm ndihmat e saj nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë”, - ka shkruar Grenell në Twitter.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI